Kosova sot pret vaksinat e Pfizer nga BE, sa doza do të mbërrijnë

Në Kosovë sot do të mbërrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-Covid Pfizer, të cilat janë pjesë e 95 mijë dozave të vaksinave që BE do të dërgojë në Kosovë.

“Sot pritet të vijnë 4680 vaksina Pfizer të BE-së. Edhe gjatë javëve në vijim pritet të vijnë kontingjent deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për “Telegrafi”.

Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, kishte njoftuar se dozat e para të vaksinave do të mbërrinin në Kosovë gjatë kësaj jave. Ndërkaq, Komisioni Evropian dhe Austria patën njoftuar më 20 prill se 651 mijë doza të vaksinës BioNTech/Pfizer do të dorëzohen në rajon çdo javë nga fillimi i muajit maj e deri në muajin gusht.

Ju mund të pëlqeni dhe këto