Denoncimi i Berishës: “Pronari i makinës që lëvizte Kelmend Xhaferri u kap me arsenal armësh, u la i lirë të blinte votat”

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të tjera detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 Prill në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Sipas Berishës, pronari i makinës me të cilën lëvizte Kelmend Xhaferri, është kapur me arsenal armësh, por është lënë i lirë. Berisha thekson se Ilir Beko lëvizte i lirë dhe blinte vota.

Denoncimi i Berishës:

“Pronari i bencit qe perdorte Kelmend Xhaferi diten e ngjarjes, Ilir Beko eshte anetar kryesor i bandes me imunitet te Elbasanit. Ne vitin 2019 atij iu gjet nje arsenal i madh armesh. Por ai fal imunitetit vazhdonte i lire te blinte vota ne zgjedhjet e vitit 2021. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Zoti Berisha, ky arsenal armesh i kapur ne gusht te 2019 ne Elbasan eshte i Ilir Bekos, pronar i kompanis Eldio Petrol, Ilir Beko rezulton te jete pronari i makines mercedes benz me te cilen levizte ne Elbasan duke blere vota dhe me arme Izraelite Klement Xhaferri. Edhe pse ky arsenal armesh i kapur ne gusht 2019 sot Ilir Beko eshte i lire mandje blen edhe vota ne mbrojtje te policise edhe prokurorise se Elbasanit, madje ne ate kohe kur eshte arrestuar jane pezulliar nga detyre 4 punonjes policie vetem sepse publikuan kete foto qe po ta dergoj une ty. Përkatësisht Inspektori i Krimeve të Rënda dhe Specialisti i Krimeve, Edvin Gjyli dhe Eduart Hasani. Albjon Xhitozi, Shefi i Krimeve në Cërrik dhe Bilal Semanaj, Shefi i komisariatit të Cërrikut janë pezulluar nga detyra”, shkruan Berisha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto