Flower
Flower

Zbulohet e vërteta shokuese/ Mjeku baba i 48 fëmijëve, kishte injektuar sp*rmën e tij tek nënat e reja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, kur një 33 vjeçare u trondit pasi një djalë iu afrua dhe i tha se ishte gjysmë vëllai i saj.

Në fillim ajo e shpërfilli djalin, por më pas Heather Woock filloi të kishte takime me njerëz të tjerë, të cilët pretendonin se ajo ishte motra e tyre. Për ta sqaruar gjithë këtë situatë, prindërit e 33 vjeçares shkuan tek klinika e doktorit Donald Cline, i cili ishte i specializuar në fekondimet artificiale.

Pasi u bënë testet e ADN-së, u vërtetua se Cline ishte baba i 48 fëmijëve, të cilët e kishin gjetur njëri-tjetrin nëpërmjet një forumi për fëmijët e ardhur në jetë nëpërmjet farëzimit artificial dhe kishin krijuar edhe një grup në Facebook.

Mjeku i kishte thënë pacientëve të tij se përdorte një donator për tre shtatzani, por nga analizat e kryera, mësohet se ai kishte përdorur të  njëjtin dhurues 8 herë gjatë viteve 1979-1986.

Pas zbulimit të tmerrshëm, doktori pranoi se kishte injektuar spermën e tij në 50 pacientë dhe ndaj tij është hapur procedim penal.

Ju mund të pëlqeni dhe këto