Zbulohen pamjet nga vila luksoze e Enver Hoxhës, ja rruga që të çonte në bunkerin e arratisjes

Enver Hoxha, diktatori i famshëm shqiptar, ka jetuar në një vilë luksoze, e cila gjithmonë ka marrë vëmendjen e njerëzve.

Së fundmi, gazetari i “The Guardian”, Shaun Walker, ka shkuar në një vizitë në këtë vilë dhe ka publikuar disa foto nga ambientet e brendshme të saj.

 “Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte kur ai vdiq”, ka shkruar gazetari në rrjetet sociale, duke thënë se ka marrë një përjetim të çuditshëm dhe vendi i është dukur i frikshëm.

Në këtë vilë, mobiljet janë të llojit më të mirë të asaj kohe, ndërsa në mure shihen pjesët e artit socialist realist.

Gjithashtu, Hoxha kishte dhe një bibliotekë të madhe të mbushur, ndërsa në katin e poshtëm ishte pishina dhe një hyrje në tunel që çonte në një bunker që të largonte nga shtëpia në rast nevoje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto