“Xhek, jam unë Elsi”, momenti prekës kur çifti i të moshuarve takohen pas 4 muajsh që nuk janë parë

Një video emocionuese po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale. Xhek dhe Elsi janë një çift të moshuarish që kanë vite të martuar.

Dyshja kishin katër muaj pa u parë. Ata janë takuar për herë të parë pas kaq shumë kohe të ndarë dhe ky moment ka emocionuar njerëzit.

Në këtë video shihet Elsi që po pret bashkëshortin e saj. Xhek është i rënduar dhe nuk arrin dot të lëvizë, por buzëqesh kur dëgjon zërin e bashkëshortes.

“Xhek, Xhek, jam unë Elsi”, dëgjohet t’i thotë e moshuara mes lotësh burrit. Më pas, ajo e puth në ballë, siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto