Virale/ “The Simpsons” sërish një hap para, parashikojnë me detaje betimin e Kamala Harris si zv. presidente

Seriali “The Simpsons” sërish ka habitur të gjithë njerëzit, pasi ka parashikuar në detaje betimin e Kamala Harris si zv. presidente e SHBA-ve.

Në një episod të transmetuar vite më parë, shihet një grua që është veshur njësoj si nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris. Fotoja tregon të njëjtat veshje me të njëjtën ngjyrë që Kamala veshi në ceremoninë e inagurimit.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një rastësi apo një tjetër parashikim nga “The Simpsons”. Kujtojmë se më herët ky serial parashikoi zgjedhjen e Donald Trump si president i SHBA-ve, sëmundjen e  Ebolës, fundin e episodit të 5-të të “Game of Thrones”, etj.

“The Simpsons”, Kamala Harris
Ju mund të pëlqeni dhe këto