Flower
Flower

Virale/ Nuk e hiqte asnjëherë, çamçakëzi i trajnerit Ferguson shitet për vlerën marramendëse

Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, do të mbahet mend si një nga figurat më legjendare të kësaj skuadre, i cili qëndroi në krye  të saj për plot 26 vite.

Gjatë ndeshjeve, Ferguson kishte një zakon, atë të përtypjes së çamçakëzit pa pushim. Por pak më parë, ka tërhequr vëmendjen një njoftim në faqen online të blerjeve “Ebay”.

Në këtë faqe, shfaqet për shitje çamçakëzi që Alex përtypi gjatë ndeshjes së fundit në këtë klub, në 19 maj të vitit 2013.

Ky çamçakëz po shitet për 150 mijë paund, por ai vazhdon që të qëndrojë në vitrinë pasi ende nuk ka dalë një blerës i gatshëm të harxhojë këtë shumë parash për një çamçakëz të përdorur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto