Flower
Flower

Video virale/ Shihni pamjet nga shkatërrimi i fortesës ku jetoi Pablo Escobar me familjen e tij

U raportua ditën e djeshme se fortesa ku ka jetuar trafikanti i famshëm i drogës, Pablo Escobar, do të hidhej në erë.

Sot, janë kthyer në virale pamjet teksa shihet të shpërthejë ndërtesa prej tetë katesh, ku Escobars jetoi me familjen e tij.

Në vend të banesës së trafikantit që u vra nga policia do të ndërtohet një park, në nder të viktimave që kanë humbur jetën për shkak të trafikut të drogës.

Për të hedhur në erë pallatin që Pablo kishte ndërtuar në mes të Medellinit u deshën vetëm 3 sekonda dhe 20 kg eksploziv për të rrafshuar.

Për të parë se do të rrëzohej fortesa e Escobarit të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave, që humbën jetën prej lordit të drogës dhe kryetari i bashkisë së Medillinit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto