Video virale/ Policët ndihmojnë nënën e re të lindë fëmijën në autobus

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një autobus në Argjentinë, ku një grua ka lindur në mes të udhëtimit.

Policët kanë arritur që të përballojnë me sukses lindjen e fëmijës. Jessica Leal, 32 vjeçe, është mamaja që ka lindur vajzën e saj në autobus.

Ajo ishte duke udhëtuar nga komuna e Ingeniero Budge në provincën lindore argjentinase duke shkuar drejt spitalit.

Tre policët shihen në video teksa asistojnë në lindjen e fëmijës. Mësohet se nëse do të shtyhej lindja, rrezikonin dhe vajza dhe nëna.

Vajza e porsalindur peshon 3.3 kg dhe është me shëndet të plotë, bashkë me të ëmën. Kjo video është bërë virale në rrjet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto