Video virale/ Po këshillonte kundër kontaktit fizik për të shmangur koronavirusin, ekspertja e shëndetësisë lëpin gishtin

Një video është duke bërë xhiron e rrjetit për shkak të gjestit sa të papritur dhe komik që ka bërë një eksperte e shëndetësisë.

Dr. Sara Cody nga Santa Clara në Kaliforni ka mbajtur një konferencë për mediat ku i këshillonte publikut disa masa që duhet të merrnin për të mos u infektuar nga koronavirusi.

Në fjalën e saj, ajo thotë se nuk duhet të prekim as fytyrën tonë, por në ato momente, ajo filmohet duke lëpirë gishtin e saj.

“Mësoni si të mos prekni fytyrën, sepse shumica e viruseve shpërndahen kur ju prekni gojën, hundën dhe sytë”, u shpreh Cody dhe më pas futi gishtin e saj në gojë. Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit dhe po komentohet shumë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto