Flower
Flower

Video virale/ Nuk kishte para të paguante valixhen në avion, burri bën veprimin epik

Një burrë skocez ka vendosur që mos të paguajë tarifën shtesë për kilogramët e tepërt që ishin shtuar në valixhen e tij.

Kështu, ai vendosi që për këtë fluturim nga Franca në Edinburg të Skocisë, të mbante veshur plot 15 bluza. John Irvine është filmuar nga djali i tij në momentin kur filloi të hapte valixhen dhe të vishte bluzat.

“Ne shpenzuam shumë para për pushime, ai nuk donte që të shpenzonte më”, ka thënë djali i tij, Josh, për “Mirror”.

Mësohet se 46 vjeçari kishte qenë me pushime në jug të Francës me gruan dhe djalin e tij dhe nuk ishte përgatitur që të paguante para shtesë për valixhen.

Kështu, Josh filloi të regjistronte të gjithë këtë përpjekje të babait të tij dhe i postoi videot në Snapchat dhe Twitter, të cilat janë bërë virale në rrjet tashmë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto