Video virale/ Momenti kur Erdogan dhe lideri evropian lënë në këmbë presidenten e Komisionit Evropian

Një video është bërë virale që tregon takimin mes presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan me udhëheqësit e BE-së, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel.

Në këtë video, Erdogan shfaqet duke mirëpritur dy liderët e BE-së në pallatin e tij. Por brenda pak minutash, Erdogan shihet teksa ulet në një karrige dhe vendin tjetër e zë Michel.

Ursula von der Leyen mbetet në këmbë e hutuar dhe qëndron aty për pak çaste. Charles Michel, duke mos u dukur i gatshëm të hiqte dorë nga karrigia e tij, e akomodoi Von der Leyyen përballë ministrit të Jashtëm turk.

Ju mund të pëlqeni dhe këto