Video virale/ Mbajtja e maskës me detyrim, i riu sfidon qeverinë dhe futet në supermarket i zhveshur

Shumë shtete të botës kanë inkurajuar vendosjen e maskës apo edhe mbajtjen e saj me detyrim për të gjithë qytetarët me qëllim që të rrisin mbrojtjen ndaj Covid-19.

Por të shumtë janë personat që nuk besojnë në ekzistencën e koronavirusit dhe sfidojnë vazhdimisht rregullat e qeverisë. Një prej tyre është edhe 33 vjeçari Chris Noden nga Uellsi në Angli.

Së fundmi, ai është filmuar duke blerë në supermarket i veshur vetëm me të brendshme. Por në fytyrën e tij nuk mungonte maska.

Ai u ndalua nga stafi i sigurisë kur u përpos të fuste karrocën me produkte në dyqanin Tesco. “Tani rrobat nuk janë thelbësore. Politika juaj e dyqaneve thotë se rrobat nuk janë thelbësore. Lëreni të futet për të blerë disa rroba. Por një roje sigurie thotë: “Ai nuk është veshur siç duhet. Nuk mund të vini të veshur ashtu”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto