Flower
Flower

Video virale/ I etur për të fituar garën, sportisti kthehet në një ‘Supermen’

Atleti amerikan, Tucker, është kthyer në qendrën e vëmendjes në rrjetet sociale, për shkak të një veprimi që ai bëri në pistën e vrapit.

Tucker po merrte pjesë në garën e 400 metrave me pengesa dhe teksa po mbërrinte në vijën e finishit, ai ishte në një linjë me garuesin tjetër Grant.

Por Tucker nuk kishte ndërmend të dorëzohej dhe afër finishit, ai është hedhur në ajër dhe e ka kaluar me trup vijën e përfundimit. Pamjet nga ky moment kanë bërë xhiron e rrjetit dhe shumë e kanë konsideruar Tucker si një Supermen.

“I kisha sytë e mbyllur, më pas i hapa përpara finishit. Hapa sytë, pashë vijën e finishit dhe vendosa t’i jap një përqafm. Dhashë gjithçka nga vetja ime. U ndjeve sikur po zhytesha në ujë, duke përdorur të gjthë trupin”, është shprehur ai për “ESPN”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto