Video virale/ Harroi të fikte kamerën gjatë takimit online, burri lahet në dush në sy të presidentit të vendit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një video-konference që është zhvilluar online me “Zoom”, ku një biznesmen ka lënë aksidentalisht kamerën hapur.

Ai shkoi të bënte dush pa e ditur që të gjithë kolegët e tij ishin duke e parë. Biznesmeni nga Brazili ishte pjesë e video-konferencës së organizuar nga Presidenti i Federatës së Industrisë së San Paulos, Pauolo Skaf.

Po ashtu, pjesë e këtij takimi online ka qenë edhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro. Ka qenë presidenti që ka parë biznesmenin duke bërë dush.

“Paulo është një koleg aty në katrorin e fundit. Ai u largua është mirë?”, ka thënë presidenti. “Është një burrë që po bën dush aty, lakuriq”, ia ktheu shefi i federatës.

“Për fat të keq e pamë. Ishte një pamje tronditëse, por e pamë fatkeqësisht”, ka thënë sërish presidenti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto