Video virale/ Ariu hyn në shtëpinë e të rinjve, ata habiten nga gjërat që ai ‘vjedh’

Dy adoleshent kanë përjetuar momente paniku kur panë se në shtëpinë e tyre kishte hyrë një ari kaf. Kafsha kishte hyrë në banesë përmes derës së garazhit.

Ngjarja është regjistruar në Truckee, Kaliforni, ndërsa të rinjtë ishin duke parë televizor në momentin që vunë re ariun të hynte në kuzhinë.

Pasi u fut në shtëpi, kafsha u drejtua drejt frigoriferit, aty ku filloi të kërkonte ushqime. Të rinjtë kanë filmuar momentin kur ariu merr nga frigoriferi akullore dhe biskota e i ha në dhomën e ndenjes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto