Video-skandali/ Dy punonjësit e OKB filmohen duke kryer marrëdhënie brenda makinës së organizatës

Një video skandaloze po qarkullon në media, që tregon dy persona duke kryer marrëdhënie se.ksuale brenda një makine të OKB-së. Videoja është regjistruar në Izrael.

Në këtë filmim, shihet një grua me një fund të kuq që qëndron mbi një burrë, të cilët ndodhen në një makinë të bardhë që mban logon e Kombeve të Bashkuara.

Videoja është regjistruar në rrugët kryesore të Tel Aviv, Izrael. Edhe OKB ka reaguar mbi këtë video, duke thënë se janë shumë të shqetësuar dhe po hetojnë për të identifikuar dy personat që shfaqen në këtë video.

Dyshohet se personat që shfaqen në video janë anëtarë të stafit të kësaj organizate në Izrael. OKB ka politika strikte kundër sjelljes seksuale nga anëtarët e saj.

Nëse dy personat në video identifikohen, ata mund të riatdhesohen ose të ndalohen në operacionet e paqes së Kombeve të Bashkuara. Më pas, është detyra e atdheut të tyre të ndërmarrë vendime disiplinore ose ligjore.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto