Video/ Shokuese, vajza 6 vjeçe për pak mbytet pasi brenda mishit të pulës ishin futur dy maska

Një ngjarje shokuese është raportuar së fundmi nga Hampshire në Angli. Laura Arber, 32 vjeçe, ka treguar se si vajza e saj 6 vjeçe për pak u mbyt kur filloi të hante mishin e pulës që e kishte blerë në fast food-in e McDonalds.

Ajo ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video të mishit të pulës që po konsumonte e bija, brenda të cilit ndodhej një maskë. Laura ka treguar se kur pa që e vogla po kollitej teksa po hante mishin, ajo e hapi atë dhe pa se aty ishin ngjeshur dy maska.

Menjëherë gruaja e denoncoi rastin në rrjetet sociale dhe i shkroi McDonalds, duke i thënë se kishte pasur respekt për këtë kompani, por kjo ka treguar për shërbimin e dobët të tyre.

Dëgjova vajzën të kollitej dhe hyra sërish në dhomë. I futa gishtat në fyt dhe pashë që brenda mishit kishte maskë. Shkova në dyqan dhe ua ktheva. Çfarë do të ndodhte nëse s’do të isha kthyer në dhomë? Vajza ime mund të kishte vdekur, është thjesht çështje sekondi. Kam pasur shumë vlerësim për këtë kompani sepse më kanë strehuar në qendrat e tyre të bamirësisë në kohën kur pikërisht linda vajzën që desh u mbyt, pasi erdhi në jetë e sëmurë. Por u zhgënjeva”, tregon nëna e të miturës.

McDonalds kërkoi ndjesë për këtë ngjarje. “Na vjen keq për këtë eksperiencë. Kërkojmë falje dhe ofrojmë kompensim të plotë. I kërkojmë klientëes që të na e kthejë produktin, në mënyrë që të kryejmë një hetim të plotë se si arriti të ndodhte kjo gjë”, u shpreh kompania.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto