Video shokuese/ Stri.ptistja bie nga tubi ku po kërcente, pëson dëmtime të rënda në trup

Një video e rëndë është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku tregon një striptiste që ka rënë nga një tub i lartë 6 metra teksa po performonte në një klub.

Videoja është filmuar në Dallas, SHBA dhe striptisja në fjalë është Genea Sky. Por ndonëse u rrëzua, ajo vazhdoi të bënte twerk.

Më vonë, Genea ka treguar në Twitter se ka pësuar një krisje të nofllës, ka thyer disa dhëmbë dhe kishte ndrydhur kyçin e këmbës.

“Doja t’ju falënderoj për mesazhet pozitive që kam marrë. Kam krisur nofullën dhe do ta operoj nesër. Po ashtu kam thyer disa dhëmbë dhe kam ndrydhur kyçin, përveç këtyre jam mirë. Nuk kisha gjymtyrë të thyera dhe eca vetë për të dalë nga skena. Ndihem me fat që jam gjallë dhe që nuk pësova lëndime më të mëdha”, tha ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto