Video shokuese/ Polici tërhiqet zvarrë nga motori që drejtonin tre të rinjë, e rëndë ç’ndodhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pjesën veriore të Indisë, ku një polic është tërhequr zvarrë nga tre të rinj që po nisnin një motor.

Videoja nga ky moment është bërë virale në internet. Sipas mediave të huaja, thuhet se polici në video u përpoq të ndalonte të rinjtë pasi kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Por efektivi nuk mundi t’i ndalonte ata dhe për më tepër është tërhequr zvarrë më shumë se 500 metra, duke marrë lëndime në gati gjithë trupin.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e zonës. Mësohet se grupi hetimor është vendosur në kërkim të të rinjve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto