Video shokuese/ Po fliste për koronavirusin, ministrit të Shëndetësisë i bie të fiktë në parlament

Një video është bërë virale në rrjet. Ministrit të Shëndetësisë në Hollandë, Bruno Bruins, i ka rënë të fiktë gjatë seancës plenare.

Në ato momente, Bruno ishte duke folur për koronavirusin, kur i ra të fiktë. Kanë qenë kolegët që e kanë ndihmuar atë të ngrihej dhe i dhanë të pinte ujë.

Bruno Bruins

Pas kësaj ngjarje, ministri është larguar nga parlamenti. Më pas, ministri iu drejtua Twitter-it dhe tha se kjo erdhi si pasojë e lodhjes.

“Jam mirë tani. Do shkoj në shtëpi për të pushuar që të mund të kthehem nesër për të luftuar krizën e koronës”, tha ministri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto