Video shokuese/ Nuk e kishte mendjen se po fliste në telefon, momenti tmerrues kur gruaja bie në shinat e trenit

Një incident i frikshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë në “Madrid Metro”, kur një zonjë ka rënë mbi shinat e trenit.

Më e frikshme është fakti se ajo ra kur treni ishte duke u hutuar. Kamerat tregojnë momentin kur zonja e shpërqëndruar pasi ishte në telefon, bie mbi shina.

Menjëherë pasagjerët që ishin duke pritur shkojnë të ndihmojnë zonjën, por këtu mbaron filmimi i kamerës. Në një deklaratë për shtyp, “Madrid Metro” ka thënë se zonja ka shpëtuar. Ata i kanë bërë thirrje njerëzve që mos të hutohen në telefona teksa presin metron.

“Mos u hutoni në telefonin tuaj, teksa jeni duke pritur në metro. Është një shpërqëndrim që mund t’iu kushtojë shtrenjtë”, ka thënë një zëdhënës i “Madrid Metro”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto