Video shokuese/ Me pistoletë në dorë hajduti kërcënon recepsionisten të hapi kasafortën, por në ato momente…

Një hajdut ka arritur që të grabisi një hotel në Broward County, Florida, rreth orës 4 të mëngjesit të ditës së sotme.

Në këtë video që po bën xhiron e rrjetit, shihet një burrë me maskë që hidhet mbi tavolinën e recepsionistes dhe i mbyll asaj gojën që mos të bërtasi.

Në fillim ai i kërkon gruas së trembur që të hapi kasafortën, por kur mori vesh që ajo nuk e dinte kodin, ai i tha asaj të hapte arkën.

Pas një përballje prej 5 minutash, grabitësi u hodh përsëri mbi banak kur pa një klient dhe u largua nga hoteli. Gjatë kësaj kohe recepsionistja bërtiti për ndihmë por ai arriti të ikte.

Ju mund të pëlqeni dhe këto