Video shokuese/ Gruaja nuk kishte vendosur maskën, policët e godasin dhe e shtrijnë përtokë

Një video e regjistruar në rrugët e Melburn në Australi ka bërë xhiron e rrjetit. Kjo video tregon si një oficer policie përplas në mur një grua me dhunë teksa i mban duart e saj rreth qafës dhe më e pas e shtrin në tokë.

Policia ka sqaruar ngjarjen pasi videoja u bë virale. Ata kanë bërë të ditur se oficerët panë një grua që lëvizte pa maskë mbrojtëse dhe e arrestuan kur ajo nuk u dha emrin, mbiemrin dhe adresën e saj.

Për shkak të transmetimit lokal, shteti i Victorias është në një gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjithë banorët duhet të veshin maska kur dalin nga shtëpitë. Gjoba për mosvendosjen e maskës është 120 euro.

“Ju po më mbytni”, dëgjohet të bërtasë gruaja në fjalë. “Lëreni atë”, dëgjohet të thotë burri që ka filmuar ngjarjen. Në një moment, gruaja goditi policen që u përpoq të ndërhite dhe menjëherë, ndërhyri një polic tjetër, që e rrëzoi gruan në tokë.

“Është një mënyrë e tmerrshme si erdhën…Ata duhet të na bëjnë të ndjehemi të mbrojtur, apo jo? Ne nuk ndjehemi të mbrojtur. Ata thjesht kërkojnë një argument dhe duan të ndëshkojnë njerëzit dhe të jenë kërcënues, kjo nuk është e lìgjshme”, ka thënë i dashuri i gruas në fjalë për “CNN”.

Nga ana tjetër, policia në një deklaratë zyrtare kanë thënë se gruaja nuk ishte e përjashtuar nga veshja e maskës, ndërsa shtuan se ajo u bë agresive pas goditi një polic.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto