Video shokuese/ Gjarprit i nxirret peshqiri nga trupi

Një video e rëndë është duke bërë xhiron e rrjetit, ku veterinerja Olivia Carcke ka raportuar për “BBC” se ekipi i saj ka bërë të mundur të shpëtojë nga ngordhja pitonin e quajtur Monty.

Gjarpri kishte ngrënë një peshqir. Sipas Olivias, pitonit i është bërë anestezi për të nxjerrë peshqirin, një ngjarje kjo që nuk ishte dëgjuar më parë.

“Kam parë edhe më parë raste të tjera të kafshëve që hanë gjëra të çuditshme, por kurrë nuk kam parë e dëgjuar një gjarpër të hajë peshqir. Kur pashë për herë të parë Monty-n ishte shokuese të dëgjoje se kishte ngrënë në fakt një peshqir plazhi”, u shpreh ajo.

“Në fund ishim të gjithë shumë të lumtur dhe ishte një ndjesi e mrekullueshme sepse ti nuk shkon në punë duke menduar se sot do nxjerr nga stomaku i një kafshe, një peshqir të madh plazhi. Monti tashmë është shëruar plotësisht dhe është shumë mirë. Ne folëm me pronarin e saj para pak ditësh dhe na se hëngri një vakt të plotë sapo shkoi në shtëpi”, përfundoi veterinerja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto