Video/ Sherr masiv mes studenteve, vajzat kapen prej flokësh për shkakun banal

Fotografi dhe video të ndryshme të shkëputura nga një ‘sherr’ mes shoqatave studentore RVSV (Roterdam) dhe UVSV (Utrecht), janë duke bërë xhiron e rrjetit.

Në këto imazhe, dallohen disa vajza që po sulmojnë njëra-tjetrën. Por e gjitha bëhet në kuadër të një tradite vjetore.

Kjo traditë lidhet me nderin dhe bëhet në Camel Boll, ku studentët e Utrecht shkojnë për të vizituar kolegët e tyre në Roterdam.

“Ne e kuptojmë se pamjet mund të duken ndryshe për njerëzit që nuk janë anëtarë të shoqatës sonë,” shkruan nënkryetari i RVSV, Saskia van Bergen. “Komiteti ynë i shoqërisë ka ndërhyrë sa më shumë që të jetë e mundur me disa studentë të vitit të parë që shkuan shumë larg, siç ishte sulmi midis tyre dhe  tërheqja e flokëve. Disa anëtare femra gjithashtu thanë disa fjalë ofenduese që janë të papranueshme”, thotë Saskia, ndërsa shton se tradita është vullnetare.

“Nuk është habi. Pas pesë minutave tradicionale të presionit dhe tërheqjes, ne festuam së bashku në të gjitha mënyrat”, ka thënë ai dhe thotë se s’ka të lënduar. Megjithatë, videoja ka ngjallur habi tek shumë njerëz.

Ju mund të pëlqeni dhe këto