Video/ Kjo është sfida e rradhës që po pushton rrjetin pas “Kiki Challenge”

Vera e 2018-ës u pushtua nga video të ndryshme të njerëzve në rrjetet sociale, që bënin “Kiki Challenge”, e frymëzuar nga kënga e Drake, që u kthye në një hit.

Njerëz të ndryshëm dilnin nga makina në lëvizje dhe kërcenin nën ritmin e refrenit të këngës “In My feelings”, ku pati edhe aksidente nga këto video.

Së fundmi, një tjetër sfidë ka pushtuar rrjetin. Tashmë trendi i ri në Instagram konsiston në ngjitjen e disa shkallëve nën ritmin e muzikës “Pretty girl” të Maggie Lindemann, duke kërcyer teksa dëgjon këtë këngë.

Të shumtë janë të rinjtë që janë bërë pjesë e sfidës dhe po publikojnë videot e tyre në rrjetet sociale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto