Video/ Hajduti i kishte hyrë në shtëpi për ta grabitur, modelja përballet me të komplet e zhveshur

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur modeles Dani Banks në SHBA, e cila u përball me një hajdut që ishte futur në shtëpinë e saj për ta vjedhur.

Dani u zgjua nga gjumi nga të lehurat e qenit të saj dhe kur po kontrollonte shtëpinë, u përball me hajdutin, i cili ishte i armatosur.

Gjatë gjithë kësaj situate, modelja ishte komplet e zhveshur. Përballja e saj me hajdutin është kapur nga kamerat e sigurisë të modeles.

Aty është ilustruar çasti kur hajduti mori modelen dhe nën kërcënimin e armës e detyroi atë të hapte kasafortën. Megjithatë, aty brenda nuk kishte asgjë dhe hajduti u largua pa grabitur gjë. Vet modelja e ka dorëzuar këtë video në polici për të zbardhur ngjarjen.

Ju mund të pëlqeni dhe këto