Video / Gruaja iu shtrua në spital me Covid, burri 81 vjeç bën gjestin romantik për të që emocionoi të gjithë

Në kohë pandemie globale, një burrë ka arritur që të bëjë bashkëshorten e tij të lumtur, e cila është e shtruar në spital për shkak të koronavirusit.

Stefano Bozzini, 81 vjeç, ka vendosur të marri fizarmonikën dhe të luajë në oborrin e spitalit ku është e shtruar bashkëshortja e tij prej 47 vitesh, Carla Sacchi.

Mediat italiane kanë publikuar fotot e 81 vjeçarit, i cili shihet i ulur në një karrige në oborrin e spitalit dhe me kapele e maskë, luante me entuziazëm teksa gruaja e tij e dëgjonte nga dritarja.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin “Castel San Giovanni”, ndërsa burri ka luajtur këngët e saj të preferuara, si “Spanish Eyes” të Engelbert Humperdinck. Veprimi i tij ka emocionuar pacientët dhe njerëzit përreth.

Ju mund të pëlqeni dhe këto