Video/ Fëmija i futet në studio gazetares teksa raportonte live, reagimi i tij është epik

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një studio televizive teksa gazetarja ishte duke drejtuar edicionin informativ  të lajmeve.

Maribeth Munoz, gazetare e NBC, ka qenë duke dhënë lajmet, kur papritur një djalë i vogël është futur në studio dhe ka kërkuar që ta përqafojë atë.

Gazetarja është zënë në befasi dhe pasi ka buzëqeshur, ka kërkuar falje, duke thënë se fëmijët e saj ndodhen aty.

“Fëmijët e mi janë këtu, kështu janë live-t në televizion”, ka thënë gazetarja dhe më pas ka vazhduar me raportimin e lajmeve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto