Video e rëndë/ Sherr masiv midis vajzave në konvikt për një djalë

Një sherr i madh ka ndodhur në një konvikt në Atlanta, ku si pasojë e kësaj përleshjeje, është dëmtuar një tub uji, që ka sjellë që ky kompleks 9-katësh të përmbytet.

Në këtë video, shihen tre vajza që janë duke u përleshur fizikisht mes tyre në mëngjesin e së premtes në një kompleks banimi ku qëndrojnë studentët e Universitetit Shtetëror të Georgias.

Policia ka bërë të ditur se Tamia Robinson, 19 vjeçe, është zënë me dy vajza të tjera. Ajo është parë teksa gjuan një grua të veshur me të verdha dhe më pas, aty shkon një vajzë e tretë me brirë djalli të kuq.

Sipas mediave të huaja, i gjithë sherri ka ndodhur për një djalë. “Gjithë kjo thjesht për një djalë, nuk ia vlen”, ka thënë një studente që ka dëshmuar sherrin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto