Video e rëndë/ Po ecte në rrugë, vajza e vogël bie brenda pusetës

Një ngjarje dramatike është kapur në kamera kur një vajzë e vogël ka rënë brenda një pusete që ishte e hapur në mes të rrugës.

Në këtë video, shihet vajza që po kalonte mbi pusetë kur kapaku i saj rrotullohet dhe vogëlushja rrëzohet brenda.

Menjëherë mamaja që ishte pranë saj shkoi të nxirrte vajzën prej andej. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një rrugë në Tatarstan të Rusisë.

Për ndihmë kanë shkuar dhe disa kalimtarë të rastit. Fatmirësisht vogëlushja është nxjerrë nga puseta pa lëndime, ndërsa mediat kanë raportuar se ajo ra brenda një kanalizimi, por nuk dihet nëse puseta ishte e ujërave të zeza apo kanal kullimi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto