Video/ E kapi me një mashkull tjetër, burri rreh të dashurën në mes të “Big Brother”

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në spektaklin “Dom 2” në Rusi, që është i njëjti format me “Big Brother”, ku një konkurrent është përleshur fizikisht me të dashurën e tij.

Andrey Shabarin, 34 vjeç, e ka rrahur të dashurën, Rozalia Raison, pasi e ka parë duke u përqafuar me një tjetër mashkull. Ai nuk u ndal nga kamerat dhe i ka shkulur flokët dhe e ka goditur me shkelma në trup partneren 21 vjeçare, ndërsa një person tjetër mundohej t’i ndante.

Por askush nuk arriti t’i ndante ata, pasi Andrey shfaqej i tërbuar, ndërsa e dashura e tij bërtiste me të madhe.

Ju mund të pëlqeni dhe këto