Video e frikshme/ Vogëlushja del nga dritarja e dhomës dhe vrapon nëpër parvazet e ballkoneve

Një video e frikshme po bën xhiron e rrjetit së fundmi, që tregon një vajzë të vogël që ka dalë nga dritarja e një pallati apartamentesh.

Në këtë video të filmuar në zonën e Playa Paraiso në Tenerife shihet vajza e vogël që endet nëpër parvaze dhe vrapon në ballkonin ngjitur derisa kthehet prapë në dritaren e dhomës së hapur të shtëpisë së saj.

Për mediat vendase, fqinjët kanë thënë se ishin trembur kur e panë fëmijën, por se fatmirësisht asgjë e keqe nuk ndodhi.

“Kjo është absolutisht e tmerrshme për tu parë. Me sa duket është regjistruar në Tenerife … Unë gjithmonë përpiqem të rezervoj dhoma në katin e parë kur jam me fëmijët … ju mund ta shihni pse”, shkryuan një Dj radioje i quajtur  DJ Jer Dixon, pas shpërndarjes së videos.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto