Video e frikshme/ Po lundronin në det me varkë, motër e vëlla përballen me peshkaqenin e rrezikshëm

Një motër dhe vëlla janë përballur me një ngjarje të frikshme.  Sheen dhe Serena Colbert kishin dalë për një shëtitje me varkë në det kur kanë kaluar nëpër disa momente paniku.

Teksa ishin duke lundruar në det, ata janë vënë përballë me një peshkaqen rreth 5 metra të gjatë që i ka shkuar atyre pranë varkës.

Por në ndryshim nga çfarë pritej, peshkaqeni nuk i ka shqetësuar aspak të rinjtë dhe ka vazhduar me rrugën e tij. Por pavarësisht kësaj, dyshja janë shqetësuar shumë.

“O zot, o zot, nuk është e mundur!”, dëgjohet të thërrasë vajza në këtë video. Në fakt kjo është një ngjarje shumë ndryshe nga të tjerat, pasi herët e tjera, peshkaqeni u është afruar njerëzve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto