Video/ E bija trembej me zhurmat e luftës në Siri, babai arrin t’i kthejë buzëqeshjen 4 vjeçares me këtë metodë

Për shkak të sulmeve të përditshme ajrore në Siri, njerëzit nuk gjejnë qetësi nga shpërthimet e bombave që janë gati të përhershme aty.

Abdullah Mohamed ka arritur që t’i rikthejë buzëqeshjen vajzës së tij 3 vjeçare dhe që ajo mos të frikësohet sa herë dëgjon bombat që bien.

Në këto pamje të publikuara në media, shihet Mohamed që qesh me vajzën e tij ndërkohë që në sfond dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fortë.

Mohamed e ka bindur vajzën e tij, Selva, se këto zhurma ngjasojnë me tingujt që bëjnë fishekzjarret kur shpërthejnë dhe se s’duhet të frikësohet.

Ai ka thënë se shumë fëmijë në Siri vuajnë nga vështirësitë psikologjike dhe stresi për shkak të sulmeve të përditshme ajrore.

Ju mund të pëlqeni dhe këto