Video/ Deputeti bën gafën epike në Kuvend, reciton “O moj Shqypni, e mjera Shqypni” por ngatërron shkrimtarin

Deputeti i opozitës parlamentare, Ervis Meço, ka recituar në Kuvend poezinë “O Moj Shqypni, e mjera Shqypni” për të treguar gjendjen ku ndodhet Shqipëria dhe drejtuesit që e udhëheqin.

Por gjatë fjalës së tij, deputeti ka ngatërruar autorin, duke thënë se poezia është shkruar nga At Gjergj Fishta, kur në fakt është shkruar nga Pashko Vasa.

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n’hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Për çfarë burrash e ka pasur at Gjergj Fishta, burra dinjiteti që i gjen në letërsi jo nga këta modernët e sotëm që çorapet Armani i blejën të reja për të mbuluar thonjtë e kënbëve të vrara për nga origjina e punës që vijnë në kohë para viteve ’90. Klithma vijon”, recitoi deputeti.

Më tej, ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën e pandemisë në vend.

“Laboratori eksperimental i Surrelit që pas shpalljes së karantinës nga njerëzit në kaos ekonomik, tek biznesi i vogël dhe punëdhënsi i madh janë lënë të braktisur. Nomiklatura vazhdon propagandën dhe ngop shqiptarët me lugë boshe si amistia që nuk i shërben qytetarësh por një grup oligarkësh për të pastruar paratë e pista”, shtoi ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto