Video/ Arratisje si nëpër filma, politikanja e dënuar me 15 vite ikën në mënyrë spektakolare nga burgu

Aida Merlano ka qenë një politikane e famshme në Kolumbi, e cila është dënuar me 15 vite burgim për blerje të votave.

Megjithatë, Aida ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave së fundmi për shkak se është arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu.

Ditën e mërkurë, ajo mundi të arratisej nga burgu pasi u lejua të vizitonte stomatologun. Ajo shfrytëzoi rastin dhe zbriti me litar nga zyra e dentistit.

Kalimtarët nuk e dinin se ç’po ndodhte dhe madje e ndihmuan atë të ngrihej në këmbë. Arratisja ishte planifikuar deri në detaje pasi Aidën e priste një motor aty.

Kur hipi në motor, Aida vendosi një helmetë në kokë që mos të njihej nga policia, të cilët kanë vendosur një shpërblim rreth 13 mijë euro për të gjithë që kanë informacione se ku mund të jetë Aida.

Politikanja u dënua me 15 vite burg vitin e kaluar për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, ndërsa nuk dihet kush ia ka dhënë lejen Aidës për të vizituar stomatologun.

Ju mund të pëlqeni dhe këto