Vetëm 23 vjeçe dhe ka 11 fëmijë/ Njihuni me gruan që dëshiron të bëjë gjithsej 100 fëmijë biologjikë

Christina Ozturk është një 23 vjeçare nga Rusia e cila deri më tani është nënë e 11 fëmijëve të saj biologjikë dhe shpreson që në të ardhmen të ketë dhjetëra të tjerë duke përdorur nëna zëvendësuese.

Sipas mediave ruse, 23 vjeçarja është e martuar me 56 vjeçarin biznesmen Galip Ozturk dhe dyshja janë gati të shpenzojnë deri në 1.5 milionë dollarë për të pasur 100 bebe.

“Për momentin, unë kam 11 fëmijë, e fundit Olivia, e cila mbërriti në fund të muajit të kaluar”, tha Christina.

(@batumi_mama/Newsflash)

“Unë kam lindur vetë vajzën time të madhe Vika, gjashtë vjet më parë. Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht tonët nga burri im dhe unë, por u mbartën nga nëna zëvendësuese,” shtoi ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto