Flower
Flower

Vetëm 12 vjeçe e me pasuri në rritje, vajza i bën dhuratë vetes makinën luksoze prej 150 mijë paundë

Një vlogere shumë e njohur në Tajlandë që numëron plot 1 milion fansa në Instagram, N.S, i ka blerë vetes si dhuratë për 12 vjetor një makinë BMW seria 7, që vlen mbi 150 mijë paund.

Vajza e cila jeton në provincën Chonburi në Tajlandë është shprehur për mediat se nuk i arrin dot pedalet dhe do t’i duhet të presi 8 vite derisa ta drejtojë vet makinën dhe gjatë kësaj kohe, mamaja e saj dhe babai do ta përdorin automjetin.

Kur ishte vetëm 3 vjeçe, vajza në fjalë kapi për herë të parë furçën e make up dhe në moshën 4 vjeçare, ajo doli për herë të parë në Youtube. Që prej asaj kohe, 12 vjeçarja ka marrë një famë të madhe.

Ju mund të pëlqeni dhe këto