“Ua mori frymën kjo ëë”, Rama për kryebashkiaken e Roskovecit: “Je shtrigë e ça shtrige”

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Roskovec, ku kryebashkiakja Majlinda Bufi i ka treguar rilindjen urbane të qendrës së qytetit. Sipas saj, kjo qendër po u jep qytetarëve një mundësi të re për të kaluar pasditet e tyre.
Teksa po vizitonin godinat e qytetit, në mesin e të cilave edhe ajo e Bashkisë, Rama u tha punonjësve se Bufi ishte një ”shtrigë e çfarë shtrige”.
Pjesë nga biseda në Roskovec:
Rama: Ua mori frymën kjo ëë, ju shkatërroi
Bufi: Shtrigë më quajnë
Rama: Pse çfarë je ti, shtrigë e ça shtrige
Bufi: Këtu kanë qenë ca depo të vjetra….
Rama: Mua më thua ti se çfarë ka qenë këtu
Teksa shpërndan videon nga kjo vizitë në Roskovec, Rama shkruan: Super transformim dhe plus kësaj, asnjë rrugë lidhëse mes fshatrave e pashtruar në Toskanën e Shqipërisë.