U shfaq me bluzën që i nxirrte dekoltenë sheshit, 21 vjeçaren e dëbojnë nga avioni: “Idiote, mbulohu”

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në një aeroport të Birmingham, ku një vajzë 21 vjeçare rrezikohej të dëbohej nga avioni për shkak të veshjes së saj.

Emily O’Connor u shfaq në avionin me të cilin do të udhëtonte, e veshur me një bluze të shkurtër të zezë dhe me pantallona ngjyrë portokalli me bel të lartë.

Por teksa ajo hipi në avion, një person nga stafi i kërkoi vajzës që të zbriste sepse nuk kishte respektuar kodin e veshjes.

“Njerëz! Nëse veshja ime ju ofendon, më thoni sepse do mbulohesha me gjithë qejf!”, iu drejtuar Emily pasagjerëve, ndërsa një burrë në ato momente u çua nga vendi dhe i tha 21 vjeçares ‘idiote’ e se duhet të hidhte diçka krahëve.

Menjëherë Emily veshi një xhaketë duke u mbuluar, ndërsa në kodin etik të avionit shkruhej:  “Pasagjerët me veshje të papërshtatshme që shqetësojnë pasagjerët e tjerë, nëse nuk kanë veshje të tjera për t’u ndërruar do të zbresin menjëherë nga avioni”.

“Aty ishte një burrë, i cili kishte veshur pantallona të shkurtra dhe bluzë të hapur, i cili po ekspozonte më shumë mish se unë”, u shpreh vajza në një intervistë të “The Independent”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto