U rrit nga dy baballarë homoseksualë, rrëfehet 21 vjeçarja: “Do qaja po të kisha më pak se 1 mln dollarë në bankë”

Saffron Drewitt-Barlow është një 21 vjeçare, që është vajza e parë e dy baballarëve homoseksualë në Britani.


Për mediat e huaja, Saffron ka deklaruar se ka shpenzuar 85 mijë dollarë brenda një dite dhe thotë se do të qante nëse do të kishte më pak se 1 milionë dollarë në bankë.


Prindërit e saj, Barrie 51 vjeç dhe Tony Drewitt-Barlow, 55 vjeç, janë milionerë. Baballarët i kanë lidhur asaj një pension të përmuajshëm prej 5 mijë dollarësh për shpenzime esenciale, por ajo ka një kartë krediti pa limit.


E reja ka deklaruar se paratë i shpenzon për të blerë rroba dhe sende firmato, si dhe takime në sallonet e bukurisë. Ajo ka thënë se ka harxhuar deri në 100.000 euro në kirurgji estetike.

Ju mund të pëlqeni dhe këto