U mbyllën nga koronavirusi, ky restorant gjen mënyrën e habitshme për t’u shërbyer klientëve

Një ishull në Hollandë e ka gjetur zgjidhjen teksa restorantet dhe kafet janë mbyllur të gjitha për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në ishullin Osterdok në Amsterdam janë ngritur 5 dhoma artificiale për të ngrënë, që janë të ndara nga njëra-tjetra dhe të ndërtuara nga qelqi.

Nga jashtë dhomave shihet pamja e bukur e të gjithë vendit. Dhoma quhet “Serres Separees”, që do të thotë ‘dhomë e veçantë’ dhe me to, restoranti shpreson se klientët do të hanë në mënyrë të sigurt, duke respektuar rregullat e distancimit social.

Metoda është duke u testuar. Ndërkaq, plani është që kamarierët t’i shërbejnë pjatat në një distancë të sigurt, ndërsa restoranti lejon që të hanë ushqim aty vetëm njerëzit që jetojnë në një shtëpi.

Mediamatic Amsterdam
Ju mund të pëlqeni dhe këto