Flower
Flower

U kap me 44 diamantë, do të shtangeni nga vendi ku i kishte fshehur në trup 23 vjeçari gurët

Një djalë 23 vjeçar nga New Mexico u kap me 44 diamantë të vjedhur. Gjithçka u zbulua kur ai ishte duke bërë manovra në rrugë me biçikletë dhe policia e ndaloi.

Forcat blu i gjetën një thikë me vete dhe kjo i shtyu që të bënin një kontroll më të imtësishëm. Por ata u tronditën kur zbuluan se Eusebio Padilla kishte fshehur plot 44 diamantë në anus.

23 vjeçari u tha policëve se diamantët i kishte marrë nga xhaxhai i tij, por sipas forcave blu, ai kishte ndërmend t’i shkëmbente gurët për drogë. Momentalisht, i riu do të përballet në gjykatë për akuzat e vjedhjes dhe fshehjes së provave.

Ju mund të pëlqeni dhe këto