U filmua duke pështyrë mbi picën e klientit, punonjësi dënohet me 18 vite burg

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se një shpërndarës picash në Turqi është dënuar me 18 vite burg për shkak se është filmuar duke pështyrë mbi picën e një klienti.

Mësohet se pronari i ndërtesës ku ai po dorëzonte picën, ishte duke parë pamjet e sigurisë kur ka vënë re këtë incident.

Në fillim pronari ka paralajmëruar klientin dhe më pas i ka dorëzuar këto pamje në polici. Raportohet se shpërndarësi i picave, i identifikuar si Burak S. pështyu mbi picën dhe e regjistroi këtë moment në telefon.

I pandehuri është gjobitur me 4.000 Lira turke ( 675 dollarë) për rrezikimin e shëndetit të një klienti. Po ashtu prokurorët kërkojnë dënimin me burg për rrezikimin e jetës duke helmuar ushqimin.

Burimi: “hurriyetdailynews.com”

Ju mund të pëlqeni dhe këto