“T’u bëftë dita një mijë”, grupi polifonik i këndoi Ramës, Mentor Kikia: “O ju dhje*** m’u në këngë, i kënduam Enverit…”

Gazetari Mentor Kikia ka publikuar pak më parë një foto të kryeministrit Edi Rama që rri në këmbë dhe dëgjon grupin e iso-polifonisë nga Salaria t’i këndojnë këngën “T’u bëftë dita një mijë”.

Në një shkrim në Facebook, Kikia i bën thirrje atyre duke theksuar se ai është kryeministër dhe paguhet me taksat tona për të bërë punën e tij. “O ju dhje… mu në këngë”, shkruan Kikia në fund.

Reagimi i Mentor Kikias:

Na shkoi jeta duke kënduar: Tu bëftë dita një mijë!
Jam shumë i bindur se Rama i opozitës(së dikurshme) do të qeshte me këtë Ramën e qeverisë sot, kur rri në këmbë e degjon lebërit ti këndojnë këngë, “Tu bëftë dita një mijë”.
Por megjithatë nuk është çështje e Ramës kjo. Ndoshta edhe mua mund të më pëlqente nëse do ma bënin një këngë, qoftë edhe me një strofë… Eshtë çështje e popullit. Me ka munduar vazhdimisht pyetje: Përse ne u këndojmë të gjithë udhëheqësve? Përse e kemi kaq të lehtë ti kushtojmë këngë gjithkujt? Ose, më saktë, përse kushton kaq lirë kënga këtu?
I kemi kënduar Enver Hoxhës sa rryli i fytit na doli. Nga festivalet popullore deri tek festivali i pionierëve, në dasma e ditëlindje. I kënduam më pas Sudes e Xhaferrit, Gjallicës dhe Vefës. I kënduam Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës e LSI-së, dhe tani Edi Ramës, i cili ka nga një këngë për çdo dorë asfalti që hedh në fshatrat e Jugut.
Mos vallë duhet kërkuar tek sjellja jonë edhe fati jonë? A nuk jemi ne vetë që i idhullojmë udhëheqësit tanë, i ngrejmë në piedestal, i mbështesim të bëhen diktatorë, satrapë, sadistë, hajdutë, autoritaristë…
O ditëzinj! Ai është kryeministër, është nëpunësi më i lartë i qeverisë, që paguhet me taksat tona, dhe është aty për të bërë punën e tij. Lëreni këngën por shikoni e matini punën. Po e beri mirë, jepini sërish votën, po s’e bëri mirë, hiqeni.
O ju dhje… mu në këngë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto