“The Simpsons” parashikojnë shpërthimin tragjik në Beirut, kjo video po bën xhiron e rrjetit

Duket se shpërthimi tragjik në Bejrut, që ka shkaktuar mijëra të plagosur dhe qindra viktima, është parashikuar në serialin e njohur “The Simpsons”!

Disa kohë më parë, në një nga episodet e “The Simpsons”, shihet se shpërthen një depo. Seriali nuk ka përcaktuar se ku ka ndodhur ngjarja, por pamjet janë shumë të ngjashme me shpërthimin në Beirut dhe kanë marrë vëmendjen e mijëra njerëzve.

Episodet e serialit “The Simpsons” prej disa kohësh kanë marrë vëmendjen e publikut për shkak se në episodet e tyre janë trajtuar ngjarje, të cilat në fakt kanë ndodhur në botë më vonë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto