Flower
Flower

Tezja i humbi jetën, e reja bën fune.ralin dhe dasmën në të njëjtën ditë për arsyen e habitshme

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Amerikë, ku një vajzë në prag të martesës së saj, ka humbur tezen e saj.

Mirëpo, kjo fatkeqësi nuk e ka ndaluar të renë që të zhvillonte dasmën e saj. Gruaja në fjalë ka vendosur që në ditën e dasmës, të zhvillojë dhe ceremoninë mortore të tezes.

Sipas mediave amerikane, nusja e re për të kursyer para për kishën, ka vendosur t’i bënte të dyja në një vend; pra nga një anë bëhej dasma dhe nga ana tjetër, përcjellja e tezes.

“Siç e keni marrë vesh, teze Karen u nda nga jeta për shkaqe natyrore. Humbja e saj na trishtoi shumë, por ju premtojmë se s’do ta anulojmë dasmën javës që vjen. E dimë që ajo do të donte të festonim dhe të kalonim një ditë të mbushur me dashuri dhe hare. Gjithashtu, dua të shtoj se funeralet po kushtojnë gjithnjë e më shumë këto ditë dhe se arkivoli i tezes do të jetë i hapur aty pranë gjatë dasmës. Jeni të lirë ta përshëndesni për herë të fundit. Kini parasysh se edhe pse humbja e një njeriu të dashur është e dhimbshme, mund të gjeni gëzim dhe hare në dasmën tonë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, duke habitur shumë njerëz me vendimin e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto