Tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë, zbulohet epiqendra dhe magnituda

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme qytetin e Korçës rreth orës 04:25, ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Miras, që ndodhet 11 km larg nga Korça.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 ballë, ndërsa qytetarët kanë dalë në panik nga shtëpitë e tyre. Deri më tani janë raportuar vetëm dëme materiale dhe plasaritje në muret e banesave në Korçë dhe në fshatrat përreth.

Lëkundjet e forta janë ndjerë disa qytete të tjera si Elbasani, Gjirokastër, madje edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ju mund të pëlqeni dhe këto